Lajmet e fundit

Shumë prej nesh kërrusen kur ulen në karrige, ecin apo kur përdorin telefonin.
Pas njëfarë kohe fillojmë të kemi dhimbje të shpinës dhe qafës.
Tashmë, falë këtij ushtrimi, që zgjat vetëm 15 minuta, ju do të mund të mësoheni të mbani qëndrimin drejt dhe parandaloni dhimbjet e shpinës. Lamtumirë dhimbjeve tq qafës dhe të shpatullave, përcjellë Klan Kosova.
1. Shtrihuni me bark.
2. Vendosni pëllëmbët e duarve tek këmbët.
3. Bashkoni këmbët bashkë.
4. Ndërsa nxirrni frymën, ngrini kokën, gjoksin dhe pjesën e sipërme të barkut.
5. Pozicioni i duarve dhe i këmbëve nuk duhet të ndryshojë.
6. Merrni sërish frymë dhe kthehuni në pozicionin fillestar.
7. Përsëriteni këtë ushtrim 10 herë.
8. Ushtrimin duhet ta bëni gjithashtu 3 herë në javë që të vini re rezultate pozitive, shkruan Ora, përcjellë Klan Kosova.