Ekspertët e teknologjisë, kanë krijuar tatuazhe të cilat funksionojnë në një mënyrë shumë të çuditshme me telefonat e mençur dhe me pajisjet e tjera digjitale, transmeton Klan Kosova.
Këto tatuazhe mund të marrin dhe të dërgojnë informata, varësisht nga prekja që marrin.
Tatuazhet janë fleta në ngjyrë metali, që pranojnë prekjen e njerëzve dhe më pas mund të komunikojnë me pajisje të tjera.
Kjo teknologji e re, sigurisht funksionon pa tela, në formë “wireless’i”, dhe mund të përdoret nga kushdo.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.