Lajmet e fundit

Fotografi McCor i cili zakonisht sjellë në jetë krijime interesante, kësaj radhe me pak letër dhe fotografi të pikave referuese të famshme ka krijuar disa imazhe mjaft qesharake.
“Fillimisht e bëra një fotografi me një letër dhe një vajzë me babin e saj u afruan dhe treguan mjaft interes për atë se çfarë po bëja. Kështu vendosa që të krijoj edhe disa të tjera” ka thënë McCor.
McCor i cili ka mbi 235 mijë ndjekës në Instagram, ka thënë që për të realizuar një fotografi të tillë i duhen rreth 15 minuta që të vendos letrën në pozicionin e duhur.
Për më shumë ju sjellim këto fotografi tejet interesante.












