Lajmet e fundit

Me afrimin e Ditës së Zgjedhjeve, media amerikane, CNN ka sjellë përmes fotografive disa nga ngjarjet kryesore që kanë formësuar garën presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Të dy kandidatët që janë në garë për ta marrë timonin e Shtëpisë së Bardhë sot ndodhen në një sprint përfundimtar të fushatës nëpër shtetet kyçe të fushëbetejës, me Kamala Harrisin që do të bëjë fushatë në Pensilvani dhe Donald Trumpin që shkon në Karolinën e Veriut, Pensilvani dhe Michigan, transmeton Klankosova.tv.
[caption id="attachment_2414992" align="alignnone" width="825"]
Ish-Presidenti Donald Trump flet gjatë një mitingu të fushatës në Macon, Georgia, më 3 nëntor. Elijah Nouvelage/AFP/Getty Images
[/caption]
[caption id="attachment_2414995" align="alignnone" width="821"]
Zëvendëspresidentja Kamala Harris dhe aktorja Maya Rudolph marrin pjesë në hapjen e "Saturday Night Live" në New York më 2 nëntor. Chary Triballeau/AFP/Getty Images[/caption]
[caption id="attachment_2414999" align="alignnone" width="813"]
Punëtorët zgjedhorë rendisin fletëvotimet në një vendvotim gjatë votimit të hershëm në San Francisko, Kaliforni, më 31 tetor. David Paul Morris/Bloomberg/Getty Images[/caption]
[caption id="attachment_2415005" align="alignnone" width="811"]
Këngëtarja Beyonce dhe kandidatja demokrate për presidente të SHBA-së, Kamala Harris përqafohen teksa marrin pjesë në një tubim fushate në Hjuston, Teksas, më 25 tetor. Marco Bello/Reuters[/caption]
Ligji amerikan kërkon zgjedhje presidenciale çdo katër vjet. Këto zgjedhje të përgjithshme, që nga viti 1845, kërkohet të zhvillohen të martën pas të hënës së parë të nëntorit.
Këtë vit, kjo datë është 5 nëntori (nesër).