Lajmet e fundit

Në fotosesionin e fotografit Mohamed Taher, të quajtur “Balerinat e Kairos”, ai ka dokumentuar vallëtarët egjiptiane duke vallëzuar në rrugë.
Ai tregoi se pse vendosi që këto balerina t’i fotografojë në rrugë e jo në skenë, transmeton Klan Kosova.
“Ekziston një problem i madh i grave egjiptiane. Ka shumë ngacmime seksuale”, është shprehur ai.
Ngacmimet seksuale vazhdojnë të jenë prezente në rrugët e secilit qytet të Egjiptit. Sipas një raporti të vitit 2013 të OKB-së, rreth 99.3 përqind e grave në Egjipt kanë përjetuar një lloj të ngacmimit seksual në rrugë.
Më poshtë mund t’i shikoni fotografitë e realizuara nga Taher.










