Në Spanjën juglindore po mbretëron gjendje e jashtëzakonshme.
Si shkak i përmbytjeve, deri më tani raportohet se 51 persona kanë vdekur.
Të bllokuar në Aeroportin e Valencias, ka mbetur i bllokuar ekipi i Autosporteve të Kosovës.
Lidhur me rastin Klankosova.tv ka marrë detaje.
Liman Gashi, gazetar i cili po e shoqëron ekipin në këtë udhëtim tha se aktualisht Aerporti i Valencias është i mbyllur.
"Jemi duke u munduar me gjetë zgjidhje prej ndonjë aeroporti tjetër. Po bëjmë përpjekje, shpresojmë të bëjmë zgjidhje", tha Gashi për Klankosova.tv
Ai theksoi se nuk dihet ende se kur do të mund të kthehej ekipi kosovar.
Ekipi i Kosovës ka marrë pjesë në njërën prej garave më të mëdha botërore “FIA Motorsport Games”, të mbajtur në Valencia të Spanjës.
Kosova u paraqit me shtatë garues në pesë disiplina të ndryshme, ndërsa veçohet paraqitja e dyshes Rion Tytynxhiu dhe Rubina Krasniqi, të cilët u renditën në tetë garuesit më të mirë në disiplinën karting sllallom/ Klankosova.tv
https://klankosova.tv/permbytjet-ne-spanje-ekipi-i-kosoves-mbetet-i-bllokuar-ne-aeroportin-e-valencias/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.