Lajmet e fundit

Reshjet e shiut në 24 orët e fundit në zonën e komunave Jabllanicë, Konjiq, Kiseljak, Fojnicë dhe Kreshevë kanë shkaktuar probleme të mëdha për banorët e këtyre komunave në Bosnje dhe Hercegovinë.
“Për shkak të reshjeve të mëdha dhe rrëshqitjeve të dheut, një popullatë e madhe është në rrezik, me informacione se ka viktima si dhe një numër të madh të të lënduarve dhe personave të zhdukur”, njoftoi Administrata Federale e Mbrojtjes Civile atje. Ministri i linjës konfirmoi informacionin se ka viktima.
“Trafiku, lidhjet telefonike dhe interneti janë të ndërprera. Duke filluar nga Mostari, në Dreznicë, një përrua i madh i Drezhankës shkatërroi disa ura, rrëmbeu rreth 20 vetura dhe tani për tani nuk kemi informacion për viktima njerëzore në atë zonë. Për shkak të rrëshqitjes së dheut rruga M-17 në drejtim të Jabllanicës së Jashtme është e pakalueshme”, thuhet në raport, ndërsa nga terreni ka ardhur informacione se dy persona kanë mbetur të vdekur, raporton N1, transmeton Klan Kosova.