Lajmet e fundit

50 persona kanë vdekur nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur në Afganistanin qendror, thanë zyrtarët.
Autoritetet në provincën Ghor thonë se një numër i të tjerëve janë të zhdukur, pasi njerëzit vrapuan drejt sigurisë në zona më të larta vetëm pak minuta para se të goditeshin nga ujërat, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ata thonë se përmbytjet kanë vrarë gjithashtu mijëra bagëti, kanë shkatërruar rreth 2 mijë shtëpi dhe kanë dëmtuar shumë të tjera.