Përmbytjet "katastrofike" në shtetin amerikan të Teksasit, vetëm sa do të përkeqësohen në ditët në vijim pasi niveli i ujërave vazhdon të rritet pas një stuhie të përmasave historike. Një rekord prej 75 cm shi ka rënë në qytetin e Hjustonit pas uraganit “Harvey”, duke i shndërruar rrugët në lumenj. Por, parashikuesit thonë se shifra mund edhe të dyfishohet në ditët në vazhdim.
Presidenti, Donald Trump miratoi gjendjen e emergjencës edhe për Luizianën fqinje. “Harvey” preku tokën si një uragan i kategorisë së katërt të premten, duke sjellë me vete përmbytje të përshkruara nga zyrtarët si të paprecedenta.
Më vonë, ai u deklasifikua në një stuhi tropikale. Mbi 2 mijë persona janë shpëtuar në dhe përreth Hjustonit, qyteti i katërt më i madh në SHBA, kur rreth 6.6 milionë njerëz jetojnë në zonën metropolitane.
Në zonë, pritet që brenda vetëm një jave, të bjerë sasia e reshjeve të një viti të tërë. pesë persona raportohen deri tani të vdekur. Helikopterët ndërkohë kanë shpëtuar njerëzit e ngjitur nëpër çatitë e shtëpive.
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.