Lajmet e fundit

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat e musonit në Sri Lanka kanë vrarë të paktën shtatë persona, ka thënë Qendra e Menaxhimit të Fatkeqësive të vendit.
Në Sitawaka tre anëtarë të së njëjtës familje vdiqën kur shtëpia e tyre u përmbyt, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Furnizimi me energji elektrike është ndërprerë në disa zona dhe shkollat janë urdhëruar të qëndrojnë të mbyllura të hënën.