Avantazhin e krijuar në pjesën e parë, Lille nuk arriti ta menaxhojë gjatë.
Borussia Dortmund është rikthyer fuqishën në fraksionin e dytë, duke realizuar dy herë, njofton Klankosova.tv.
Fillimisht rezultatin e barazoi Emre Can nga penalltia, në minutën e 54', kurse një goditje e fortë e Maximilian Beier, e pandalshme për portierin e skuadrës vendase, i dha epërsinë ekipit mysafir.
[caption id="attachment_2526006" align="alignnone" width="1028"]

Goditja e Beier që i dha avantazhin Dortmundit[/caption]
Ndeshja e parë e zhvilluar në "Signal Iduna Park" ishte mbyllur 1-1, andaj me rezultatin e sotëm, Edon Zhegrova me shokë u eliminuan nga gara më prestigjioze evropiane për klube.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.