Lajmet e fundit

Sot është mbyllur projekti “Ulpiana 2015” me lokalitet arkeologjik të Ulipanës.
Në këtë përmbyllje të këtij projekti mori pjesë edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala si dhe zëvendësministrja Elfete Shabani.
Gjatë këtij projekti janë kryer drenazhimi, konservimi dhe restaurimi i pjesëve të caktuara, kryesisht në pjesën e Portës Veriore të këtij lokaliteti.
Ministri Shala, i përgëzoi për punën Institutin Arkeologjik të Kosovës sidomos për drenazhim dhe konservim që do mundësojnë ruajtjen e këtij vendi.
Shala gjithashtu tha që ka na plan që ky vend të pajiset me ndriçim si dhe do të bëhen shpronësime në pjesët që vlerësohen si të rëndësishme për gërmime të reja.
Kjo sepse synimi i MKRS-së, është që ky vend të shndërrohet në një park arkeologjik që për vizitorët e interesuar do të ishte pikë turistike për të prmovuar trashëgiminë kulturore.
Kjo ministri për vitin e ardhshëm për këtë lokalitet ka ndarë 100 mijë euro.