Një përleshje fizike mes katër personave ka ndodhur mbrëmë në fshatin Muzeqinë.
Policia bën të ditur se pas marrjes së informatës, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar personat e përfshirë në stacionin policor në Shtime.
Pas intervistimit, të dyshuarit E.A., 24 vjeç, dhe H.B., 22 vjeçar, me vendim të prokurorit të shtetit, janë ndaluar për 48 orë. Ndërkohë, personat e tjerë të përfshirë, A.G. dhe A.B., janë liruar dhe ndaj tyre do të vazhdohet procedura e rregullt hetimore.
Rasti ka ndodhur rreth orës 21:10.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.