Policia i ka nisur hetimet lidhur me incidentin që ndodhi sot në stadiumin "Përparim Thaqi", pas ndeshjes Liria-Vëllaznimi.
Me këtë rast dy persona kanë pësuar lëndime nga ngjarja që ndodhi në Prizren.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha për Klankosova.tv se është duke punuar në identifikimin e personave të përfshirë në incident.
"Dy persona janë lënduar. Pasi janë shqyrtuar të gjitha raportet dhe deklaratat, nga Stacioni Policor në Prizren është hapur rast "Lëndim trupor"", tha Bytyqi për Klankosova.tv
Dyshohet se tifozët vendas "Arpagjikët", kishin hyrë në fushë duke tentuar t'i sulmonin futbollistët mysafirë.
Më pas situata kishte dalur paksa jashta kontrollit mes tifozërive të të dyja skuadrave./ Klankosova.tv
https://klankosova.tv/policia-jep-detaje-rreth-incidentit-ne-ndeshjen-liria-vellaznimi/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.