Dy person janë përleshur mes vete në Han të Elezit, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme.
Njëri nga ta ka pranuar tretman mjekësor pasi është goditur pas kokës, përcjell Klankosova.tv.
I dyshuari është në kërkim nga policia.
“Raportohet se pas një mosmarrëveshje rreth një rasti të mëhershëm, janë përleshur në mes veti i dyshuari dhe viktima meshkuj kosovarë. I dyshuari e ka goditur viktimën pas kokës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është në kërkim policor”, njofton raporti i policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.