Lajmet e fundit

Një familje australiane e cila kishte kohë që kërkonte të kalonte pushimet në Francë, tani ka blerë një shtëpi të braktisur atje dhe po punojnë për ta restauruar.
Karina dhe Craig Waters nga Perth, i Australisë Perëndimore, e blenë Chateau de Gudanes në jug të Francës më 2013.
Familja Waters, që përfshin edhe dy fëmijët adoleshentë të çiftit, nisën ta restauronin menjëherë pronën e madhe, e cila është ndërtuar në mesin e viteve ‘700 dhe është dizenjuar nga arkitekti francez Ange-Jacques Gabriel.
Restaurimi i pronës spektakolare me 94 dhoma po dokumentohet në uebsajtin dhe rrjetete sociale të chateau-së.
Chateau-ja historike, që është me pamje nga Pirenetë, ishte thuajse e rrënuar kur familja Waters e mori dhe shumë dhoma nuk kishin tavan apo dysheme dhe ndërtesa nuk kishte patur ansjëherë instalime elektrike, shkruan mapo.al
Në vilë familja zbuloi edhe disa tunele sekrete…