Të mbijetuarit e Holokaustit, që ishin në mesin e qindra fëmijëve që u shpëtuan nga birri i ashtuquajtur si “Oskar Schindler i Britanisë”, janë mbledhur për të përkujtuar heroin e tyre që vdiq vitin e kaluar në moshën 106 vjeçare, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Sir Nicholas Ëinton, kishte shpëtuar shumë fëmijë në Çekosllovaki në fillim të Luftës së Dytë Botërore.
Ëinton u kishte ndihmuar familjeve hebreje që t’i dërgonin fëmijët e tyre në Londër në vend se ata të shkonin në kampe të koncentrimit.
John Fieldsend, njeri nga të mbijetuarit që tani është 84 vjeç, e kishte përshkruar Sir Nicholas si “një njeri të mahnitshëm”.
Ndërsa të tjerët që ishin fëmijë kur ndodhi Lufta e Dytë botërore, thonë se për gjithçka që kanë i detyrohen atij.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.