Lajmet e fundit

Sot u shënua 37-vjetori i grevës së minatorëve të Trepçës të vitit 1989, një nga ngjarjet më të rëndësishme të rezistencës politike dhe shoqërore të shqiptarëve në Kosovë.
Përkujtimi u organizua në Menzën e Minatorëve në Stan Tërg, në Mitrovicë, duke filluar nga ora 11:00, ku Klan Kosova ka siguruar edhe pamje nga ngjarja.
Po ashtu edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti e përkujtoi këtë ngjarje si një kontribut të dhënë ndër gjenerata për shtetndërtimin e vendit. /Klankosova.tv