Jo të gjithë kanë pasur mundësinë që shkollimin e tyre ta kryejnë nëpër universitete, e sidomos gjenerata e viteve të 90-ta në Kosovë.
Për ta ka qenë një periudhë e vështirë për t'u shkolluar në universitetet publike në vend, kjo për shkak të situatës jo të mirë.
Për këtë, një pjesë e madhe e gjeneratave të asaj kohe u detyruan që mësimet t'i vijojnë nëpër shtëpitë - shkolla.
Mirëpo a keni menduar ndonjëherë, se si është zhvilluar një orë mësimi në rrethana të tilla?
Nëse jo, atëherë Nita Luci në emisionion Ora Shtatë në Klan Kosova, përmes një pajisjeve ka bërë një udhëtim virtual duke përjetuar përvojën e shkollimit nëpër shtëpi-shkolla.
Viar, është një mjet që ju ofron një përmbajtje për objektet të cilat tashmë nuk ekzistojnë fizikisht, kjo përmes një fotogrametri në 360 shkallë.
●●●
PSHKRIMI NGA
PE
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.