Lajmet e fundit

Rusia është përjashtuar nga Lojërat Paraolimpike në Rio.
Këto lojëra do të mbahen muajin tjetër në qytetin brazilian dhe Gjykata e Arbitrazhit Sportiv e ka konfirmuar vendimin e Komitetit Ndërkombëtar Paraolimpik për të gjithë garuesit e këtij vendi.
Vendimi është cilësuar si i duhuri për rrethanat në të cilat është marrë dhe ndryshon në thelb nga ai i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, që nuk e pati përjashtuar Rusinë nga Olimpiada Rio 2016.