Lajmet e fundit

Klubi kampion i Spanjës, Barcelona është duke planifikuar që të bëjë disa transferime të mëdha këtë verë, raportojnë mediat e huaja.
Një nga futbollistët në listën e të dëshiruarve bën pjesë anësori i Inter, Ivan Perisic.
Paraqitjet e tij shumë të mira për Kroacinë kanë bërë që ai të shihet si një nga alternativat e klubit katalonas për të nënshkruar këtë verë.
Barca madje atë po e sheh si ideal në vend të Nolitos të Celta Vigos për të cilin po ashtu ka shprehur interesim, transmeton Klan Kosova.