Lajmet e fundit

Ivan Perishiq dëshiron që të transferohet në Premier Ligë.
Caku i Manchester United ka zbuluar se ende ëndërron që të kalojë në Angli pas raportimeve se ka interesim nga Manchester United.
"Gjithmonë kam thënë se [të luaj në Premier Ligë] është ëndërr e imja", u ka thënë Perishiq reporterëve para përballjes me Tottenham Hotspur në Ligën e Kampionëve.
Kroati ishte përfolur për një kalim te Djajtë e Kuq edhe gjatë verës së kaluar, por një gjë e tillë nuk ishte realizuar.