Në fushat e Gajrakut të Malishevës është përhapur një zjarr i fuqishëm.
Në pamjet e dërguara në redaksi të Klan Kosovës, shihet flakë e madhe dhe tym i lartë.
Për zjarrin janë njoftuar zjarrfikësit të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po mundohen ta fikin zjarrin.
Klankosova.tv ka kontaktuar policinë e Kosovës lidhur me rastin, por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk ka pasur përgjigje.
Pamjet si më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=iT4k9GS0X5g
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.