Lajmet e fundit

Përgjigja e Rusisë ndaj vendimit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për të ndaluar atletët e saj nga parada e hapjes në Lojërat e Parisit këtë verë ka qenë "jashtëzakonisht agresive", ka thënë IOC, raporton Skynews, transmeton Klan Kosova.
Më parë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se masa është "shkatërrim i idesë së olimpizmit", por presidenti i IOC-së, Thomas Back, u s hpreh se "për fat të keq, ky është vetëm një citat".
Komentatorët politikë në Rusi kanë vënë në dukje kombësinë gjermane të Bach-ut dhe i referohen Holokaustit në postimet e mediave sociale.
“Ka më shumë citate që vijnë nga Rusia të cilat janë jashtëzakonisht agresive dhe… disa prej tyre janë shumë personale”, shtoi Bach.