Lajmet e fundit
Francezi beson se shumë është diskutuar opinioni i përzgjedhësit të Anglisë, që pati thënë se shefi i ‘Gunners’ është “ose naiv ose arrogant, pasi mbështetet në lojtarë mesatarë”.

Arsene Wenger u është përgjigjur kritikave të Gary Nevilles dhe Jamie Carraherit, duke insistuar se ekspertët e futbollit duhet fokusohen në edukimin e shikuesve në vend se të lejojnë mendimin personal t’u turbullojë gjykimin.
Wenger beson se shumë ekspertë japin mendimet e tyre pa u bazuar në ndeshje.
“E vetmja gjë që dua të them është se kur dikush jep mendim duhet t’a ketë të dokumentuar – veçanërisht kur ai është ekspert futbolli”.
“Mund të jesh i drejtë ose gabuar, por s’mund të japësh mendim vetëm sepse ndihesh ashtu”.
“Qëllimi i parë është edukimi i njerëzve. Është shumë e mirë që ata që kanë luajtur t’u sqarojnë gjërat atyre që s’e kanë bërë këtë gjë. U ndihmon t’a kuptojnë dhe duan lojën”.