Lajmet e fundit

Sot, 60 dekada më vonë, shiten rreth 58 milionë kukulla në vit. Pra, si Barbie vazhdon të jetë kaq e kudogjendur? Për Lisa McKnight, menaxhere e përgjithshme, kukulla ka mbetur ende e popullarizuar për shkak se “pasqyron kulturat dhe mënyrën si vajzat e shohin botën”.
Ndonëse evolucioni i Barbie-t ka qenë i dukshëm, udhëtimi nuk ka qenë kurrë i thjeshtë.
*Barbie, një ikonë e diskutueshme*
Barbie u krijua nga Ruth Handler, e cila kishte në pronësi kompaninë Mattel së bashku me bashkëshortin, Elliot. Ajo u frymëzua nga kukullat prej letre me të cilat luante vajza e saj si edhe nga një kukull gjermane e njohur me emrin Bild Lilli.
Deri në vitin 1960, Barbie ishte projektuar për të qenë infermiere, redaktore e modës. Më pas, pati një të dashur, Ken-in, veturën e saj, u bë CEO etj. Megjithatë, ndërsa Barbie po thyente barrierat si një grua në karrierë, në të njëjtën kohë po kritikohej për shkak se të gjitha modelet ishin të holla, të gjata dhe me ngjyrë të bardhë.
Kukulla e parë me ngjyrë, e cila u shit si Colored Francie, u realizua në vitin 1967. U desh të kalonin 13 vite të tjera që kompania të lançonte versione të tjera të kukullave me ngjyrë.
Përgjatë historisë, debat të ashpër ka ngjallur edhe trupi i Barbie-t. Beli i hollë, këmbët e gjata dhe trupi elegant ishin shumë larg madhësive mesatare të trupit të vajzave në Amerikë dhe kudo në botë.
*Shumëllojshmëria*
Në vitin 2016, në cover-in e TIME shkruhej “Tani mund të flasim për trupin tim”. Asokohe, Mattel paraqiti 33 kukulla të reja Barbie në versione të ndryshme: e kolme, e gjatë dhe e imët, shkruan revista anabel. Një vit më pas, për herë të parë u dizenjua një kukull me perçe, bazuar tek sportistja olimpike Ibtihaj Muhammed.
Në vitin 1997, kukulla u prezantua së bashku me miken e saj, Becky-n, e cila qëndronte në karrige me rrota. Por më pas u ndërpre së prodhuari për shkak se nuk përshtatej me Dreamhouse, shtëpinë e Barbie-t.
Në shkurt të këtij vitit, në koleksionin “Barbie Fashionistas”, u vendosën ndër të tjera, një kukull në karrige me rrota dhe një me këmbën protezë.
Me rastin e 8 Marsit, një vit më parë, Mattel lëshoi një seri tjetër të kukullave, bazuar në “modele frymëzuese reale”: Katherine Johnson, matematiciene amerikane e NASA-s, Amelia Earhart, aviatore dhe artistja Frida Kahlo.
Këtë vit, koleksionit “SHEroes” do t’i shtohet supermodelja dhe aktivistja Adwoa Aboah.
Dipa Karmakar, e para grua indiane që fitoi një medalje të bronztë në lojrat e gjimnastikës, Commonwealth 2014, Glasgow.
McKinght e përshkroi këtë si “një nismë të vazhdueshme globale që synon rritjen e ndërgjegjësimit në lidhje me faktorët kufizues që i ndalojnë vajzat dhe gratë të arrijnë potencialin e tyre të plotë”.