Lajmet e fundit

Duket se ngjyrat neon janë ndër më të preferuarat, pavarësisht se ndonjëherë nuk e kemi të lehtë të vishemi me këto ngjyra, për shkak të impaktit që krijojnë.
Ne trendët e fundit të modës, ngjyrat neon po shihen si me trend për sezonin pranverë-verë.
Ngjyrat neon mund të kthejnë një veshje të zakonshme në diçka ekstravagante. Ato janë të bukura dhe tërheqin vëmendje.Mirëpo, një kombinim i keq i ngjyrave neon mund t’ju bëjë të dukeni qesharake fare lehtë, prandaj duhet pasur shumë kujdes në kombinimin dhe përdorimin e duhur të tyre.
Megjithëse këto ngjyra i përshtaten shumë stinës të ngrohtë, janë pak të papërshtatshme për zyre apo në jetën e përditshme. Por janë perfekte në fundjavë apo në një ‘party’ me miqtë./Oranews