Është konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë se bisedimet e Donald Trump me udhëheqësit evropianë në dhomën lindore kanë përfunduar.
Siç raporton The Guardian, transmeton Klankosova.tv, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do të qëndrojë në Uashington.
“Takimi ka mbaruar, por udhëheqësit evropianë dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy po qëndrojnë për momentin në Uashington për të vazhduar bisedimet, potencialisht në një format tjetër", raporton The Guardian.
Ndryshe, Donald Trump ka përjashtuar një armëpushim në Ukrainë, ndërsa Volodymyr Zelenskyy dhe aleatët e tij evropianë vizituan Shtëpinë e Bardhë për të nxitur garancitë e sigurisë të mbështetura nga SHBA-ja, si pjesë e çdo marrëveshjeje afatgjatë paqeje.
Presidenti amerikan, i cili vetëm javën e kaluar e paralajmëroi Rusinë për "pasoja shumë të rënda" nëse Vladimir Putin nuk arrinte të binte dakord për ndalimin e luftimeve, e bëri të qartë sot se e kishte ndryshuar qëndrimin e tij. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.