Lajmet e fundit

Kylian Mbappe do t’i mungojë Paris Saint-Germain në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve ndaj Atalantës shkaku i lëndimit.
Mbappe u lëndua në pjesën e parë të fitores së PSG-së ndaj Saint-Ettiene në Kupën e Francës, duke u detyruar të largohet me paterica.
Ndërkaq tash thuhet se Mbappe do t’i mungojë klubit të kryeqytetit për së paku tri javë. Në njoftimin zyrtar PSG-ja ka njoftuar se ai e ka ndrydhur ligamentin e jashtëm të zogut të tij të këmbës.