17.09.2016 · përditësuar para 3578 dite1 min lexim
Ka përfunduar pjesa e parë në mes të Përfaqësues së Kosovës në basketboll dhe Bullgarisë me rezultata 28:42 për mysafirët, njofton Klan Kosova.
Përfaqësuesja ndeshjen si vendas po e zhvillon në Palestrën Minatori në Mitrovicë.
Kosova ende nuk ka fituar asnjë ndeshje në këto gara kualifikuese për Eurobasketin 2017, ku po garon në kuadër të Grupit E.
Tanët janë mposhtur edhe nga Sllovenia e Ukraina. Madje sllovenët kanë mposhtur kosovarët dy herë.
Nëse sonte Kosova arrin fitore, do të ishte e para në gara zyrtare.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.