Ka përfunduar 20 minutëshi i parë i ndeshjes së basketbollit ndërmjet Kosovës dhe Sllovakisë, ndeshje kjo e vlefshme për parakualifikimet për në Kampionatin Botëror 2023.
Kjo ndeshje është vendimtare pasi fituesi i këtij dueli do të vazhdoj tutje në këtë garë.
Rezultati pas pjesë së parë është 37 -35 në të mirë të Kosovës që ka treguar një lojë shumë efikase deri më tani, por që pati një rënie në minutat e fundit të kësaj pjese.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.