05.09.2022 · përditësuar para 1418 dite1 min lexim
Ka përfunduar protesta e thirrur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, YIHR KS, CEL, QIKA, QIPS dhe QKSGj kundër dhunës ndaj vajzave.
Protesta nisi para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës dhe më pas u zhvendos pranë Prokurorisë Themelore të Prishtinës, ku u kërkua shkarkimi i kryeprokurorit, Kujtim Munishi, njofton Klan Kosova.
Kujtojmë se kjo është protesta e dytë e thirrur nga KMVF pas rastit të dhunimit të një vajze 11-vjeçare nga pesë persona në Prishtinë.
Protesta përfundoi sot për të vazhduar një ditë tjetër.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.