Vllaznia e ka shkarkuar trajnerin Thomas Brdariq pas disfatës së thellë 4:0 në finalen e plejofit të Ligës Superiore të Shqipërisë.
“KF Vllaznia njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Thomas Brdariç”, thuhet në njoftimin e Vllaznisë.
“Klubi e falënderon për kontributin e dhënë në krye të skuadrës sonë gjatë kësaj periudhe dhe i uron suksese në vazhdim të karrierës së tij".
Kjo ishte hera e dytë e gjermanit te shkodranët, dhe e mbyll epokën e dytë brenda një sezoni.
Ai herën e parë kishte qenë te Vllaznia nga viti 2020 deri më 2022.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.