Gjilani dhe Ballkani kanë ndarë pikët pasi barazuan pa gola në përballjen e xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në futboll.
Nuk munguan rastet e shënimit, por që asnjëra nga skuadrat nuk arritën që rastet t’i shfrytëzojnë në konkretizim për gol, njofton Klan Kosova.
Ballkani me një pikë të fituar sot ndaj Gjilanit ngjitet në pozitën e tretë me shtatë pikë dhe tri ndeshje të zhvilluara, ndërsa Gjilani momentalisht gjendet në pozitën e gjashtë me 4 pikë nga 3 takime të luajtura.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.