Ka përunduar ndeshja mes Z-Mobile Prishtina dhe S Oliver Wurzburg me rezultat 78 me 91.
Kjo ndeshja ka qenë e vlefshme në kuadër të FIBA EUROPE CUP.
Dukshëm më mirë nisi pjesa e dytë, Prishtinasit shtuan angazhimin në parket, duke bërë që çerekun e 3-të ta përmbyll në favor të vetin me plus 9 pikë epërsi, ku rezultati ishte 27 me 18 në këtë çerek.
Angazhimin për një rezultat pozitiv e vazhduan edhe në çerekun e fundit, dhe arritën që edhe këtë pjesë ta mbyllin me katër pikë epërsi, me rezultat 21 me 17.
Por kjo nuk mjaftoi që nga kjo ndeshje të nxirret një rezultat pozitiv. Prishtina humbi me rezultat 78 me 91.
Lojtarët më të dalluar nga dy ekipet ishin : Mikaele Tmusic i cili shënoi plot 18 pikë, bëri 1 kërcim, dhe 4 asiste.
Kurse për gjermanet më i dalluar në parket ishte Skyler Bowlin, që shënoi 14 pikë, bëri 4 kërcime dhe 9 asiste.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.