21.03.2021 · përditësuar para 1959 dite1 min lexim
Ka përfunduar edhe pjesa e dytë e takimit ndërmjet skuadrave Trepça’89 dhe Ballkani me rezultat 0:2 në favor të kësaj të fundit.
Golin e parë të këtij takimi e ka realizuar sulmuesi Mirlind Daku në minutën e 37-të, njofton Klan Kosova.
Ndërsa golin e dytë e ka shënuar futbollisti Arbër Hoxha në minutën e 73-të.
E gjithë ndeshja është transmetuar live në Art Sport 1 dhe Klan Kosova.
Kjo fitore e dërgon ekipin nga Suhareka në pozitën e parë me 55 pikë, aq sa ka edhe Drita në vendin e dytë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.