Kombëtarja spanjolle ka mposhtur Anglinë me rezultat 2:1.
Furia e kuqe e cila ishte në disavantazh disa minuta të pjesës së parë, arriti të përmbyste rezultatin dhe t’a udhëheq ndeshjen deri në përfundim të saj.
Për t’i dhuruar epërsinë anglezëve u përkujdes Marcus Rashford në minutën e 11 –të.
Dy minuta më vonë, spanjollët barazuan shifrat përmes lojtarit të Atletico Madrid, Saul i cili tundi rrjetën e anglezëve për herë të parë këtë ndeshje.
Në minutën e 32 –të, sulmuesi i Valencia, Rodrigo i dha epërsinë Spanjës që njërherish i siguroi edhe fitoren e parë në Ligën e Kombeve.
Spanja gjendet në grup të katërt së bashku me Anglinë dhe Kroacinë me të cilën do të ballafaqohet të martën e 11 –të shtatorit duke filluar nga ora 20:45.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.