Sot Policia e Kosovës zhvilloi aksion në veri të Kosovës, ku u krye bastisje në një bankë paralele serbe në Leposaviq.
Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, në këtë objekt paralel serb u konfiskuan valuta të dinarëve, kompjuterë e dokumente të ndryshme, raporton Tëvë 1, transmeton Klankosova.tv.
Aksioni u zhvillua nën dyshimin se aty shpërlaheshin para.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.