Lajmet e fundit

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë mes Sassuolos dhe Milanit.
Rasti i parë në ndeshje u shënua në minutën e tetë të takimit ku Leao shumë afër portës gjuajti shumë larg saj, në një shansë pothuajse të sigurt shënimi.
Ndërsa, për vendasit, ndoshta rasti më i mirë në ndeshje, ishte ai i minutës së 23-të, ku pas asistencës së VAR-it për Sassuolon u akordua penalti, por Berardi gjuajti në anën e portierit duke e humbur.
Momentalisht, me këtë rezultat, Milani gjendet në pozitën e parë në tabelë me tetë pikë në katër ndeshje, ndërsa Sassuolo në pozitën e 10-të me 5 pikë.