Festivali i Animacionit “Anibar” u mbyll mbrëmë me shpalljen e fituesve në kategoritë garuese.
“Mbrëmë u mbajt ceremonia mbyllëse e edicionit të 14-të të festivalit të filmit të animuar Anibar duke shënuar kështu fundin e këtij edicioni fantastik”, thuhet në komunikatën e festivalit.
“Një mbrëmje e mbushur plot emocione dhe dashni u mbajt në parkun Karagaq ku të gjithë të pranishmit patën nderin të zbulojnë edhe fituesit e këtij edicioni”.
Më poshtë gjeni fituesit në shtatë kategoritë garuese, fituesin e çmimit të audiencës si dhe fituesit e garës “Pitch it” që mbështet animatorët e rinj kosovarë.
“Me gjithsej 7 kategori garuese dhe çmimin i audiencës si pjesë e programit të filmave, u shpallën fituesit e shumë merituar. Për më shumë informata rreth fituesve klikoni këtë linl
Gara për Audiencën e të Rinjve:
Fituesi: Beanboy / Emily Hanning / Danimarkë
Gara e Filmit të Gjatë:
Fituesi: Silver Bird and Rainbow Fish / Lei Lei / Shtetet e Bashkuara
Gara Ndërkombëtare:
Fituesi: Eeva / Lucija Mrzljak, Morten Tšinako / Estonia / Kroaci
Gara Studentore:
Fituesi: Above the Clouds / Vivien Hárshegyi / Hungari
Gara Ballkanike:
Fituesi: Money and Happiness / Ana Nedeljković, Nikola Majdak Jr / Serbi
Gara për të Drejtat e Njeriut:
Fituesi: Dear Mahsa / Martin Pflanzer / Gjermani
Gara e Video-animacioneve Muzikore:
Fituesi: Ninulla F / Flaka Kokolli / Kosova
Çmimi i Audiencës
Crab Day / Ross Stringer / Mbretëria e Bashkuar
Fituesit e “Pitch it”:
Vendi i tretë: STICK WITH ME nga Albana Hajdini
Vendi i dytë: WHACKY BUFFOONS by Erin Krasniqi
Vendi i parë: THE PUMPKIN & THE SCARECROW by Finesa Peja
Çmimi special: THROUGH THE CRACKS nga Jeta Sokoli.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.