Lajmet e fundit
Shqipëria nuk e ka mposhtur dot Serbinë, duke pësuar dy gola në fund të takimit dhe lëshuar një rast të mirë për t'u kualifikuar në Euro 2016 qysh tani.

Shqipëria ka humbur një shans të madh që të kualifikohej që sonte për në Kampionatin Europian “Francë 206”.
Me një lojë që në pjesën e parë ishte jo shumë e mirë, por me një pjesë të dytë shumë të mirë, Shqipërinë e ka ndëshkuar sërish zakoni i vjetër.
Goli i parë e ka bërë të heshtë “Elbasan Arenën”, por goli i dytë më pas ishte vdekjeprurës për të gjithë, shkruan mapo.al.