Divine Myles ishte vendimtar në sekondat e fundit, për fitoren e Ponte Prizrenit ndaj Pejës me rezultat 112-111, kjo e dërgon serinë në 1 me 1.
Në këtë ndeshje - e cila shkoi në vazhdime - deri në fund Prizreni dhe Peja ishin dhëmb për dhëmb, mirëpo Divine Myles u tregua i saktë për tre pikë në katër sekondat e fundit për ta përfunduar lojën me një pikë epërsi për Prizrenin.
Më meritori për fitoren e prizrenasve padyshim që ishte Divine Myles që përfundoi lojën me 33 pikë, 7 kërcime e 7 asistime dhe Landon Taliaferro me 28 pikë e 6 kërcime.
Po ashtu edhe Josh Martin nga radhët e Pontes që e përfundoi lojën me dyshifror të dyfishtë, 15 pikë e 12 kërcime.
Lojë të mirë bëri edhe Dardan Berisha dhe Brandon Walters nga radhët e Pejës, mirëpo kjo nuk ishte e mjaftueshme për ta përmbyllur ndeshjen me fitore për Pejën.
Dardani e përmbylli ndeshjen me 43 pikë me 8 tre pikësh të realizuar, njofton Klan Kosova.
Si Josh Martin edhe Brandon Walters e përfundoi ndeshjen me dyshifror të dyfishtë, 23 pikë e 11 kërcime.
Ndeshjet e radhës në mes të Ponte Prizrenit e Pejës dhe Yllit me Rahovecin luhen të premten dhe transmeton drejtpërdrejt në platformën Artmotion.
https://www.youtube.com/watch?v=Q7s6ohMV24k&fbclid=IwAR1q46Ldf0QIPJCsiY-9rf7JwUP5mFKdMNafcuifcclSsVSqFWt2L9Ir-ls
●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.