Është përfshirë nga zjarri objekti i ambulancës së fshatit Zubqë të Zubin Potokut.
Policia ka bërë të ditur se fillimisht zjarri dyshohet se ka shpërthyer pas defektit me energji elektrike, përcjell Klankosova.tv.
"Si pasojë e një zjarri që dyshohet se ka shpërthyer pas defektit me energji elektrike është përfshirë nga flakët edhe objekti i ambulancës së fshatit. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe eksperti i zjarrit. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime", thuhet tutje në raportin e policisë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.