Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një dhomë të një shtëpie në rrugën “24 Nëntori” në Leposaviq, mbrëmjen e së martës.
Policia ka bërë të ditur se zjarri është shkaktuar nga një nxehëse elektrike, dhe se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor, transmeton Klankosova.tv.
“Lidhur me rastin njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet tutje në raportin e Policisë.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.