Është përfshirë nga zjarri një banesë në Fier të Shqipërisë, konkretisht në lagjen “ 15 Tetori”.
Bëhet e ditur se banesa e përfshirë nga zjarri ka qenë në katin e katërt të ndërtesës, raporton TCh, transmeton Klankosova.tv.
Zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit, derisa ende nuk dihet se çka e ka shkaktuar atë.
Në momentin e përfshirjes nga zjarri, në banesë kanë qenë dy persona, të cilët janë nxjerrë me kohë nga aty.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.