Është përfshirë nga zjarri një banesë në Berat.
Policia e Shqipërisë ka njoftuar se dyshohet që zjarri të ketë ndodhur si pasojë e një shkëndije elektrike.
“Rreth orës 17:00, në banesën e shtetasit L. M., në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, Berat, ka rënë zjarr, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë duke shuar zjarrin nga i cili ka vetëm dëme materiale”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.