Një zjarr ka shpërthyer sot në njërin prej marketeve në qytetin e Obiliqit, gjatë mesditës.
Për Klankosova.tv, një qytetare ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet duke dalë tym afër këtij marketi.
Malë Gashi, komandanti i Zjarrfikësve në Prishtinë, e ka konfirmuar rastin për Klankosova.tv. dhe ka thënë se nga flakët është përfshirë një objekt-ndihmës i marketit.
“Zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur që të fikin zjarrin, dëmet janë minimale”, ka thënë Gashi për Klankosova.tv.
https://www.youtube.com/watch?v=4KWyCC_bXkc
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.