Një burrë nga fshati Gjinoc i Suharekës ka raportuar në polici se të mërkurën kati i tretë i shtëpisë i është përfshirë në zjarr.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se njësit përkatëse policore dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin.
Përveç dëmeve materiale të shkaktuara nuk raportohet për lëndime në njerëz. Ndërsa, shkaktar i zjarrit dyshohet të jetë oxhaku i shtëpisë. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.