Është përfshirë nga zjarri një furgon pranë një servisi automjetesh në Shkodër.
Sipas të dhënave, punonjësit po punonin poshtë furgonit, kur mjeti ka marrë flakë papritur dhe është djegur plotësisht.
Punonjësit dhe personat e tjerë që ndodheshin në vendngjarje kanë arritur të largohen në kohë, pa pësuar lëndime.
Si pasojë e flakëve, është djegur edhe një automjet tjetër, ndërsa dëme materiale janë shkaktuar edhe në servis./a2cnn
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.