Një zjarr ka shpërthyer në një ish-magazinë shtetërore në Kamëz, ku brenda saj ka dyqane me rroba, ushqime të shpejta dhe me materiale plastike.
Sipas abcnews.al, ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:40 në rrugën “Skënderbej”, transmeton Klankosova.tv.
Sipas policisë, flakët janë shuar dhe për pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor, së bashku me ekspertët zjarrfikës, po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.